Vangjeli u shpreh se opozita vuan shumë nga egoizmi, prandaj e sheh të vështirë që të ketë një kandidat që përbashkon.
Analisti Lorenc Vangjeli ka folur për idenë e kryetarit të partisë Mundësia Agron Shehaj, që opozita të ketë një kandidat të përbashkët për Bashkinë e Tiranës.
Vangjeli u shpreh se opozita vuan shumë nga egoizmi, prandaj e sheh të vështirë që të ketë një kandidat që përbashkon.
Ai shtoi se edhe lideri i PD Sali Berisha vuan nga egoja.
“Opozita vuan nga egoizmi i brendshëm. Nuk e di nëse opozita mund të ketë një kandidat për Bashkinë e Tiranës, sepse nuk e di sesi të gjitha palët mund të bëjnë kohezion.
Mendoj që Sali Berisha ka një ego të madhe, mund të thotë që shumë ‘mirë e ke Agron, por do e bajmë ndryshe’.”-tha Vangjeli në Neës 24.
Lini një Përgjigje