TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2025, 20:59

Rama pret Ceferinin në Pallatin e Brigadave, darkë me “lugë floriri” (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Rama pret Ceferinin në Pallatin e Brigadave, darkë me “lugë

Pasi shpalli kabinetin e tij të ri qeveritar dhe Aleksandër Ceferin zyrtarizoi vendet që do të presin aktivitetet madhore të futbollit europian sezonin e ardhshëm, kryeministri Edi Rama u ul në një darkë zyrtare me kreun e UEFA-s në Pallatin e Brigadave.

Në këtë mbrëmje protokollare, të përshkruar si një nga ato “me lugë floriri”, përfaqësuesit më të lartë të futbollit europian dhe qeverisë shqiptare shkëmbyen ide për sportin më të dashur në botë, futbollin, dhe për organizimin e ngjarjeve që pritet të vendosin sërish Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të sportit.

Darkës iu dha një shije krejt shqiptare. Në menu ishin përfshirë jufkat e Dibrës, “medaljoni” i viçit dhe bakllavaja, si një kartëvizitë kulinare për mysafirët e huaj. Mesazhi ishte i qartë: Shqipëria jo vetëm që organizon me sukses evente të nivelit më të lartë futbollistik, por di edhe të tregojë traditën e saj mikpritëse përmes kuzhinës.

Rama pret Ceferinin në Pallatin e Brigadave, darkë me “lugë

Lini një Përgjigje