TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Qershor 2023, 18:16

Vangjush Dako akuzohet dhe për korrupsion me një tender, i shkaktoi shtetit 180 mln lekë dëm

Shkruar nga Pamfleti

Vangjush Dako akuzohet dhe për korrupsion me një tender, i shkaktoi

Detaj të reja kanë dal lidhur me urdhër-arrestin e lëshuar ndaj ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, ku mësohet se përveç akuzave për pallat pa leje, ai akuzohet edhe për abuzim me tenderat.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se Dako akuzohet dhe për tender që dyshohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 180 milionë lekësh. Konkretisht bëhet më dije se bëhet fjalë për një tender të vitit 2014 – 2015.

Kujtojmë se SPAK ka lëshuar ditën e sotme 10 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit, të cilët akuzohen për korrupsion dhe abuzim me tenderat.

dako tender korrupsion

Lini një Përgjigje