TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Mars 2025, 20:50

“Vdeksha s'të rrihet dot pa mua, Sagapo”/ Rama vijon replikat me Bashën: Të nxora nga vrima, po fyellin tim nuk ta jap dot!

Shkruar nga Pamfleti

“Vdeksha s'të rrihet dot pa mua, Sagapo”/ Rama vijon

Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha, prej disa ditësh vijojnë replikat në distancë mes tyre, me nota satirike dhe ironi.

Së fundmi, Rama i është përgjigjur Bashës, pas një videoje që ky i fundit ka postuar nga Athina, ku e pyet si çdo herë “ku i ke shokët”, duke iu referuar funksionarëve dhe ish-funksionarëve të PS që janë para dyerve të drejtësisë.

Kryeministri e replikon duke i thënë se me një vrimë i bie atij fyelli, dhe sipas tij duhet ta ndryshojë.

“Edhe në fund të botës me ik, me një vrimë i bie atij fyelli. Po boll se nuk e ke kuptuar hala më duket që nuk ke as fyell më. Bufi ta dha e bufi ta mori. Të nxora nga vrima, po fyellin tim nuk ta jap dot. Kështu që jepi drejtim, artist, jepi gaz. Ndërroje shiritin se erdhi 11 maji. Ngele me Hysenin e Pëllumbin”, tha Rama.

Replikat:

Basha: O Rame!

Rama: O Lul! Hë mor Lul? Nga po më thërret sot? Vdeksha, s’të rrihet dot pa mua e?

Basha: Nga Athina Rame, pyesin ku i ke shokët.

Rama: E ke të vjetër këtë sen. Edhe në fund të botës me ik, me një vrimë i bie atij fyelli. Po boll se nuk e ke kuptuar hala më duket që nuk ke as fyell më. Bufi ta dha e bufi ta mori. Të nxora nga vrima, po fyellin tim nuk ta jap dot. Kështu që jepi drejtim, artist, jepi gaz. Ndërroje shiritin se erdhi 11 maji. Ngele me Hysenin e Pëllumbin.

Basha: Ti merreshe me tramin. Po tramin s’e deshe ti me Rame se nuk vidhje dot.

Rama: Më kërkuan tram këtu në Vlorë, po u thashë tramin vetëm Luli mund t’ua bëjë. Unë me tramin tat larg qoftë, ajo është vepra jote. Ne mezi e kishim prit atë tram dhe sot s’ka qytetar në Tiranë që nuk të bekon kur hyp në tram. Mua me vjen keq që turistët nuk e ka bërë. Një mrekulli. Thoshte një fracez ‘hipa në tram edhe nuk desha me dal më. Një mrekulli”.

Basha: Ishte Franca mbrapa, edhe i the presidentit Hollande ‘nuk e kam prioritet’.

Rama: Aaaa. Je i madh. A e di çfarë mu kujtua, kur më bëje sikur flisje me DASH në sy të atyre te SHQUP edhe u thoje se e mbylla qeverinë teknike pa Ramën. Ka marrë fund. Vazhdojmë. Ec aty agapi mou, s’agapo.

Lini një Përgjigje