
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të anuluar zgjedhjet e parakohshme në Tiranë dhe për të lënë në detyrë kryebashkiakun Erion Veliaj ka shkaktuar një valë reagimesh në skenën politike.
Edhe emisioni “Të Pashoq” mbrëmjen e sotme është fokusuar te ky zhvillim. Të ftuarit e mbrëmjes së sotme janë Arlind Qori, kreu i Lëvizjes Bashkë dhe avokati Marsid Gupi. Të dy kanë komentuar vendimin e Kushtetueses, ku Qori u vetëshpall edhe kandidat për Bashkinë e Kryeqytetit. Qori e cilësoi të gabur vendimin.
-Do të kalojmë tek prapaskenat. Arlind, prapaskena jote cila është pas kësaj vendimmarrje?
Arlind Qori: Oh e para një herë, për mua vendimi ishte i gabuar. Edhe nga pikëpamja...
-Pse?
Arlind Qori: Unë nuk jam ekspert i ligjit, mirëpo përpiqem t'i kuptoj gjërat me logjikë. E para sepse, sigurisht për zotin Veliaj nuk ka një vendim të formës së prerë përsa i përket fajësisë së tij. Mirëpo ai mbahet në paraburgim prapë se prapë me një vendim gjykatës, domethënë, nuk është se zotin Veliaj e kanë rrëmbyer terroristët. Domethënë kemi një vendim gjykate për masën e sigurisë gjithmonë. E dyta mua më duket absurde tani precedenti që lë një vendim i tillë i Gjykatës Kushtetuese. Imagjinoni për një moment sikur zoti Veliaj të ishte arrestuar një ditë pasi ta kishte fituar mandatin. E sa të zvarritej gjyqi me dy shkallë mund të shkonte katër vite po themi në, si të thuash në burg, e prapë se prapë ta drejtonte Bashkinë e Tiranës nga burgu. Domethënë ky do ishte nonsens sepse posti i kryetarit të bashkisë është, duke qenë një post ekzekutiv, kërkon një mbikqyrje të përditshme të punëve të qytetit. Pra nuk është një post legjislativ, nuk është si deputeti që shkon në punë dy herë në javë të themi kështu.
-Pra e mendon si kryeministri Rama?
Arlind Qori: Po nuk e kam dëgjuar çfarë ka thënë Rama. Po unë me Ramën kam...
-Që të lirohet dhe të shkojë në zyrë sepse nuk mund ta drejtojë bashkinë.
Arlind Qori: Jo zoti Veliaj nuk mund, nuk mund të lirohet sepse fajësia e tij ose masa e sigurisë që është marrë që ai të mos prishë provat është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Pra, ai po hetohet për korrupsion, për abuzim me detyrën dhe ai duhet të qëndrojë aty ku është. Mirëpo ajo që unë, si të thuash e kritikoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese është precedenti sipas të cilit imagjinoni një kryeministër katër vite të drejtojë nga burgu, sepse e njëjta gjë është. Në qoftë se nuk ka një vendim të formës së prerë, mund t'i ndodhë zotit Rama tani ta marrin, ta hetojnë, t'i japin dhe masën e sigurisë së paraburgim, edhe ai t'i nënshkruajë vendimet e qeverisë nga qelia për tre vite e gjysëm. Kjo do të ishte absurde edhe nga pikëpamja, edhe nga pikëpamja praktike. Thënë kjo, tani për arsyet që e kanë shtyrë Gjykatën Kushtetuese të vendosë, unë dyshoj se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë qenë tërësisht të lirë për ta marrë këtë vendim dhe të dalim këtu te influenca e Ramës. Unë mendoj që Rama bën kot si i pakënaqur me këtë vendim. Ky ishte një vendim që politikisht i intereson atij, sepse shumëçka ka ndryshuar në dy muajt e fundit pasi ai ka shkarkuar Veliajn dhe ka thirrur zgjedhjet në Tiranë.
E para nuk e ka pritur që kandidatja e tij për Bashkinë e Tiranës do ishte kaq e dobët nga pikëpamja e komunikimit publik. Ogerta Manastirliu është, ku di unë, sikur zoti Rama të vinte vërdallë nëpër zyrat e selisë së PS-së edhe nëpunësin apo nënunësen e parë që do të ndeshte në rrugë, do ta emëronte kandidat, besoj do ishte më mirë ose kandidat, do ishte më mirë se zonja Manastirliu.
Lini një Përgjigje