TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Nëntor 2025, 17:19

“Zien” mazhoranca/ Pas takimeve me krerët e komisioneve, Rama mbledh në selinë e PS deputetët e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

“Zien” mazhoranca/ Pas takimeve me krerët e komisioneve, Rama

Pas vendimit të Kushtetueses, Rama mbledh në takim deputetët e Tiranës...

Kryeministrin Edi Rama duket se nuk po e mban vendi për shkak të zhvillimeve të ditëve të fundit.

Gjykata Kushtetuese rrëzoi planin për të mbajtur zgjedhje në Tiranë, ndërkohë që zv/kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK.

Këto zhvillime detyruan Ramën të mos shkonte në Bruksel, teksa e mërkura ka qenë një ditë intensive takimesh për kreun e qeverisë, i cili po tenton të heqë fokusin dhe të mbajë të bashkuar partinë.

Gjatë paradites, Rama mblodhi në Kryeministri për afro 60 minuta kryetarët e komisioneve parlamentare që drejtohen nga Partia Socialiste, si edhe kryetarin e Kuvendit Niko Peleshin me kreun e grupit parlamentar të PS-s, Taulant Ballën. Sipas burimeve mediatike, në fokus ka qenë buxheti, por edhe çështje të tjera.

Mirëpo mësohet se në orën 19.00, kryeministri Edi Rama ka thirrur në një takim në selinë e PS deputetët e Tiranës. Mësohet se atyre u është kërkuar që të jenë të gjithë të pranishëm. Nuk dihet zyrtarisht fokusi i takimit, por mësohet se do të diskutohet për buxhetin, teksa nuk përjashtohet të preket dhe vendimi i Kushtetueses.

Gjykata e cilësoi të paligjshëm shkarkimin e Erion Veliajt dhe praktikisht nuk mund të ketë zgjedhje në Tiranë. Por Rama kërkon t'i mbajë aktive strukturat socialiste. 

Sipas burimeve, Rama do kërkojë në takim që të gjithë të dalin në terren dhe të prezantojnë buxhetin. Fokusi do të jenë pensionistët, duke qenë se parashikohet rritje pensionesh. Strategjia e PS do të jetë që deputetët dhe ministrat dalin në terren dhe të ketë takime me të moshuarit, por jo vetëm, për t’i sqaruar mbi buxhetin e ri.

Pra duket se kreu i qeverisë do të përdorë buxhetin, për ta kanalizuar diku tjetër opinionin publik. Por nuk përjashtohet mundësia dhe për të diskutuar se çfarë do të ndodhë tani me Bashkinë e Tiranës, duke qenë se Kushtetuesja bllokoi zgjedhjet.

3 Komente

  1. J
    Jani Kasimatis

    Po Belushka, ishte në këto dy mbledhje ?

    1. e
      eno

      Maxhoranca nuk zien, por po digjet. Paskan qene te pangopur. Po hajne njeri tjetrin. S'kemi pare gje akoma.

      1. s
        son

        Ik me nder sa nuk eshte vone

        Lini një Përgjigje