Politike 3 Mars 2023, 19:44

Vendimi i Apelit "nxin" Berishën, sulmon gjyqtarët dhe kërcënon me rezistencë

Shkruar nga Pamfleti

Vendimi i Apelit "nxin" Berishën, sulmon gjyqtarët dhe

Vendimi i Apelit për të kthyer në Shkallën e Parë çështjen e vulës së PD ka tërbuar Sali Berishën.

Ky i fundit doli në një deklaratë urgjente duke sulmuar gjyqtarët dhe duke kërcënuar me rezistencë. Me pak fjalë Berisha nuk njeh vendimin e sotëm dhe duket se tani PD do jetë në kaos total. Por duket se dhe faj nuk ka Saliu i shkretë sepse tani nuk futet dot në zgjedhje në logon e PD. E vetmja zgjedhje është të strehohet te Partia e Ilir Metës.

Të dashur demokratë dhe demokrate, mbështetës të PD, qytetarë shqiptarë… sot në darkë Edi Rama komunikoi vendimin e tij me të cilin ka një synim, likuidimin e opozitës shqiptare dhe pluralizmit. Sot 3 gjykatës në një proces të pashembullt kundër pluralizmit lexuan vendimin e përgatitur kohë më parë në zyrën e Ramës, të paralajmëruar kohë më parë trupit diplomatik ose ambasadorëve të caktuar të akredituar në vendin tonë. Unë kam besimin më të madh se demokratët janë të vendosur të mbrojnë me çdo kush e çmim pluralizmin politik në vend dhe PD. Vazhdimi i skenarit të filluar me tradhtarin e kombit amerikan McGonigal, sot konkludoi me një vendim të pashembullt në historinë e botës”, tha Berisha.

Ashtu sikundër pritej, ai u shpreh se vendimi ishte shkruar në zyrën e Ramës. Duke marrë dhe rolin e juristit, Berisha u shpreh se Alibeaj nuk duhej të ishte legjitimuar si palë.

Dua të informoj se në procesin gjyqësor, ata të cilët kishin kërkuar zyrtarisht të shpalleshin palë i thanë gjykatës se nuk kemi qenë palë në proces, por gjykatësit lexuan vendimin e shkruar në zyrën e Edi Ramës dhe anuluan tre ditë, pasi e mbajtën 9 muaj, e anuluan 3 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit në zgjedhje, vetëm se ishte urdhëruar nga Edi Rama.

Çdo gjykatës me integritetin minimal kur para tjetrin deklaronte se nuk kam qenë palë, mbyllte procesin e nuk vijonte më tutje, por ata kishin në sirtar vendimin e  shkruar në zyrën e Ramës për të ndëshkuar opozitën”, shtoi ai.

I nxirë në fytyrë, Berisha njoftoi se tani do të mbledhë forumet e partisë dhe të vendosë se çfarë hapsh do të ndjekë, por harroi që me këtë vendim forumet nuk kanë më asnjë vlerë, ato janë jo legjitime, pasi njihen forumet e Lulzim Bashës.

Vendimi vjen kur opozita është e angazhuar në një revolucion paqësor demokratik, me  të cilën është betuar të përmbysë monizmin e Ramës, tu rikthejë shqiptarëve votën e lirë. U bëj thirrje anëtarëve  të PD dhe simpatizantëve të ngrihen në lartësinë e misionit të tyre historik, të shpëtimit të pluralizmit, të demokracisë dhe Shqipërisë. Çdo shqiptar sot më shumë se kurrë pret nga guximi e qëndrimi ynë realizmin e këtij misioni. Kam besim se siç kapërcyem me mënyrën më të vendosur e legjitime të gjitha kurthet e përpjekjet për asgjësimin tonë, do kapërcejmë çdo pengesë. Opozita është mision i lartë moral. Të mendosh të diktosh me 3 gjykatës që i detyron të lexojnë një vendim të përgatitur në zyrat tuaj, të bën të jesh njëlloj si babai e daja jot biologjik, xhelat i lirisë dhe meriton çdo ndëshkim. PD është sot një parti më e fuqishme se kurrë. Do mbledhë forumet këto ditë mbi bazën e këtij qëndrimi armiqësor asgjësues të shpallur nga narkoshteti e do marrë vendimet e duhura për të vijuar misionin në mënyrën më të fuqishme”, tha ai.

berisha zgjehdje pd gjykata