TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Qershor 2023, 20:18

Vijon prej 3 orësh mbledhja e Kryesisë së PD, Helidon Bushati: Koha që figurat e vjetra të tërhiqen, duhen emra të rinj

Shkruar nga Pamfleti

Vijon prej 3 orësh mbledhja e Kryesisë së PD, Helidon Bushati:

Prej afro 3 orësh vijon mbledhja e Kryesisë së PD, ku do të përcaktohet nëse do të shkohet në zgjedhje për kryetarin apo jo.

Mësohet se anëtari i saj, Helidon Bushati, ka propozuar që të bëhet një hap pas nga figurat që nuk arritën t’i sigurojnë fitoren kësaj partie e të mbështeten figurat e reja. Pra duke dalë deri diku kundër Bashës.

Ajo çfarë propozoj dhe çfarë besoj dhe kam besuar që nga shtatori i 2021, se ajo çfarë i shërben më shumë se kurrë demokratëve dhe Partisë Demokratike në këto momente është krijimi i një platforme për bashkimin e të gjithë frontit opozitar nëpërmjet një Kuvendi Pajtimi me njerëz dhe strategji komunikimi të re e të vërtetë me të cilën i drejtohemi çdo demokrati, opozitari dhe qytetari të këtij vendi.

Vlerësoj se është më e drejtë duke filluar nga unë dhe shumica e atyre që kemi humbur sfida në qarqesh apo në nivel kombëtar se është koha të bëjmë një hap pas dhe të jemi mbështetje për figurat e reja që do të përfaqësojnë Partinë Demokratike dhe do të marrin përsipër përgjegjësinë për ta ringritur atë bashkë me ne”, tha ai.

bushati pd kryesia

Lini një Përgjigje