TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Janar 2025, 15:22

Vota e Diasporës, Kume: Rama-Berisha e shitën si një produkt shumë të rëndësishëm, po e përdorin për përfitime

Shkruar nga Pamfleti

Vota e Diasporës, Kume: Rama-Berisha e shitën si një produkt

Kristaq Kume, ish-Kryetar i KQZ-së, duke komentuar votën e diasporës në zgjedhjet e 11 majit, e konsideroi një çështje të ndjeshme, ndërsa shtoi se kjo po përdoret për të demonstruar angazhimin e drejtuesve të partive kryesore, Edi Rama dhe Sali Berisha, në procesin zgjedhor.

Në studion e Neës24, Kume tha se duket se politika po merret vetëm me votën e diasporës pa u përqendruar në asnjë aspekt tjetër të tij.

“Çfarë bënë ndonjë gjë në 3 vitet e fundit? Thanë që po bëjnë shumë dhe bënë vetëm votën e diasporës, dhe e shesin si një produkt të bërë me shumë sakrifica dhe shumë të rëndësishëm për popullin. Kjo është mënyra e sjelljes së tyre dhe është e papranueshme,” u shpreh Kume.

Ai theksoi se tani kishte ardhur momenti kur u leverdis partive politike që të përfshinte votën e diasporës në Kodin Zgjedhor, duke e përdorur si një mjet për përfitime politike.

Lini një Përgjigje