
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas urdhër-arrestit nga SPAK për Vangjush Dakon. Ai thotë se e kishte paralajmëruar “xhuxhin”, për arrestimin dhe me ironi shton se i kishte sugjeruar atij që të arratisej njëlloj si Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, por sipas tij ai nuk e dëgjoi.
Hoxha më teje paralajmëron ‘tërmet’ politik nëse Dako vendos që të flasë për ato që di. Sipas gazetarit Dako është “peshk i madh” dhe se di shumë për “ata lart”, e për këtë arsye duhet të mbahet mirë.
Hoxha shkon deri aty sa deklaron se nëse Dako pendohet, do bej atë që nuk po e bëjmë dot me zgjedhje, rotacionin politik në qeverisjen e vendit.
“Dhe e paralajmerova “Xhuxhin”, por nuk më dëgjoi… Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ishte zyrtari i pari i lartë që u shpall “non grata” nga SHBA, në shkurt 2019. Por sapo doli dënimi me burg për të, u arratis dhe ndodhet në gjendje të lire në Itali, në pritje të ekstradimit që duket se nuk do të bëhet kurrë…
Pesë muaj më vone, në 30 korrik 2019, Vangjush Dako dhe familja e tij, u shpallën “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit… Më në fund, pas 5 vitesh, u vendos që “Xhuxhi” të paraqitet aty ku të pyesin, “emri nënës, emri babës”… Gjithsesi bëni kujdes. “Xhuxhi” di shumë gjera për ATA lartë.
Nuk është “peshk i vogël”, prandaj mbajeni mire… Nëse pendohet, do bej atë qe nuk po e bëjmë dot me zgjedhje, rotacionin politik ne qeverisjen e vendit…”, shkruan Hoxha.
Lini një Përgjigje