TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Tetor 2023, 22:48

Ylli Manjani merr në mbrojtje Fredi Belerin: Rasti i tij sajesë, nuk ka substancë fare

Shkruar nga Pamfleti

Ylli Manjani merr në mbrojtje Fredi Belerin: Rasti i tij sajesë, nuk

Ish-ministri Ylli Manjani i ka dalë në mbrojte Fredi Belerit, duke folur madje me gjuhën e Berishës dhe të Athinës. Ai është shprehur se ‘çështja Berisha’ është një sajesë.

Sipas tij, kjo dosje nuk ka brumë fare, është një budallallëk.

Ju siguroj me bindje dhe ndershmëri ekstreme, se ashtu siç ka çështje të tjera rutinë në SPAK që nuk kanë brum, por ama janë çështje. Ajo që e bën sot të pabesueshme apo problematike reagimin opozitar është; pse nuk reagoni për të tjerët njësoj.

Vijmë te elementi besimi, duhet të krijosh marrëdhënie besimi, duhet ti rrish një parimi, sepse, unë e përsëris këtë gjë; çështja Berisha nuk ka substancë, është sajesë. Është e krijuar nga asgjëja, sepse është budallik ti thuash që, kryeministri i ka dhënë pronën, pronarit që nuk e konteston askush.

Në rastin ‘Partizani’ duhet gjykuar se si është e mundur që shteti i fortë i Berishës nuk nxirrte ca zaptues nga godina. Asgjë nuk kishin privatizuar ata të ministrisë së Mbrojtjes, ua kishin zënë njerëzit atë godinë.

Nuk bëhet kjo, por bëhet krejt e  kundërta, ngrenë një çështje nga asgjëja. Tani ti ngresh tjetrit një çështje nga asgjëja, është e papranueshme. Kur kjo i ndodh një shefi opozite është 100 herë më e papranueshme", tha Ylli Manjani në SYRI TV.

Lini një Përgjigje