TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Maj 2023, 15:37

Yuri Kim po largohet me një fitore në favor të PD e shqiptarëve: Asgjësoi Sali Berishën!

Shkruar nga Pamfleti
Yuri Kim po largohet me një fitore në favor të PD e
Gazmend Bardhi dhe ambasadorja Yuri Kim

Mesazhi publik i Ambasadores Yuri Kim, se me “Sali Berishën në krye, demokratët do hanë bar”, u vërtetua që “hëngrën bar” në zgjedhjet e 14 majit, kur PD e shkatërruar nga Sali Berisha dhe ata që i shkuan prapa ish-kryetarit “non grata”, pësuan humbjen me të thellë e të turpshme në 32 vite...

Tashmë, diplomati amerikan David Kostelancik i emëruar nga Presidenti Joe Biden dhe i miratuar nga Senati, është zyrtarisht Ambasadori i ri SHBA në Shqipëri, që do zëvendësojë zonjën Yuri Kim, e cila jo rastësisht qëndroi 8 muaj më tepër se mandati 3-vjeçar.

Ambasadorja Yuri Kim, do largohet brenda muajit shtator 2023, pas një shërbimi delikat në Shqipëri, që lidhej me misionin e ngarkuar nga Presidenti Joe Biden dhe detyrat e DASH, për orientimin dhe mbikëqyrjen funksionimit të strukturave të Drejtësisë së re.

Beteja e zonjës Yuri Kim, për drejtësi të pavarur e goditje në nivele të larta, nuk ka qenë e lehtë, për shkak të “rrjetës së hekurt” të mafies politike-shtetërore 30-vjeçare shqiptare, që kishte marrë peng drejtësinë, dhe është e blinduar ekonomikisht e ka lidhje me qarqet mafioze në Rajon, Ballkan, Azi e Botën Arabe.

Bilancin e punës në Shqipëri, ambasadores Yuri Kim do t’ia bëjë Presidenti Amerikan, DASH e Senati, por duhet thënë, se ajo po largohet me 1 fitore në favor të shqiptarëve: Asgjësoi Sali Berishën, i cilësuar si koka e mafies politiko-shtetërore post-komuniste.

Pas shpalljes “non grata” dhe pas 9 shtatorit 2021 kur Lulzim Basha e përjashtoi nga PD, Sali Berisha filloi sulmin kundër DASH e Ambasadores Yuri Kim, me lëvizjen Foltore, presione gjyqesh, shpifjesh, denigrimesh e peticion tip “Docibao” për ta larguar nga Shqipëria.

Nëse sulmet e Berishës ishin personale prej hallit të ndëshkimit me vendim “non grata”, qëndrimet publike të Ambasadores Yuri Kim ndaj tij, ishin platformë zyrtare e Shtetit Amerikan dhe Presidentit Joe Biden, të konfirmuara nga të dërguarit e DASH në Shqipëri.

Lëvizjen e hapur për asgjësimin e Sali Berishës, DASH e dha kur nëpërmjet ambasadores Yuri Kim, deklaroi se me Saliun në krye e madje brenda PD-së, SHBA nuk do bashkëpunojë me këtë parti edhe sikur të marrë pushtetin e ai të bëhet kryeministër.

Mesazhi publik i Ambasadores Yuri Kim, se me “Sali Berishën në krye, demokratët do hanë bar”, u vërtetua që “hëngrën bar” në zgjedhjet e 14 majit, kur PD e shkatërruar nga Sali Berisha dhe ata që i shkuan prapa ish-kryetarit “non grata”, pësuan humbjen me të turpshme në 32 vite.

Mbi 250 mijë votues të PD dhe pjesa “gri”, nuk shkuan fare në votime për Foltoren e PD-në zyrtare, mbasi kuptuan qartë dy mesazhe të Ambasadores Yuri Kim: Së pari, që Sali Berisha është përjetësisht jashtë agjendës zyrtare të partnerëve SHBA-BE; së dyti, ri-ngritja e PD bëhet duke shporrur Sali Berishën.

Prej 2 vitesh Sali Berisha nuk përfaqëson asnjë forcë apo grupim politik legjitim, ndërsa më 14 maj u bë asgjësimi i plotë të tij, prej ftillimet dhe reflektimit të shqiptarëve, ndaj mesazheve Yuri Kim që ia dogji të gjitha “kartat” morale.

Por përballë disfatës së 14 majit, mbetet edhe një lëvizje e fundit nga vetë demokratët: Bashkimi i tyre në një PD të vetme pa Sali Berishën që e degradoi, e shkatërroi dhe e ndau në 4-5 çeta armike këtë parti të madhe.

Ambasadorja Yuri Kim e dha kontributin e saj duke asgjësuar politikisht Sali Berishën; dhe pas 3 muajsh do largohet nga Shqipëria  me këtë arritje të madhe në favor të PD e të shqiptarëve.

Tashmë e ka radhën drejtësia të veprojë ndaj Berishës dhe dy “kolonave të zeza” Meta-Rama, të kupolës politike mafioze që kanë marrë peng Shqipërinë./Pamfleti

sali berisha yuri kim largimi

Lini një Përgjigje