Politike 6 Mars 2023, 15:22

Zbardhen diskutimet në Kryesinë e PD, Dashnor Sula kërkon grup negocimi me Sali Berishën

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen diskutimet në Kryesinë e PD, Dashnor Sula kërkon grup

Deputeti demokrat, Dashnor Sula i është bashkuar propozimit që PD të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale. Ai propozoi mes të tjerash që të mandatohet një grup negocimi me palën tjetër.

“Mbështesim idenë e kandidatëve të përbashkët dhe e vlerësoj ftesën e Alibeajt. Partia menjëherë pas zgjedhjeve të hyjë në proces zgjedhor në një afat kohor brenda 3 muajve pas ditës së zgjedhjeve të 14 majit. Kryetari në detyrë të ndajë detyrën nga Kryetari grupit dhe një deputetë tjetër të drejtojë grupin parlamentar. Të mandatohet një grup negocimi me palën tjetër”, tha Sula.

Ditën e sotme, kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ka bërë thirrje kandidatëve të dalë nga procesi i primareve të Sali Berishës që të futen në garën elektorale të 14 majit nën siglën zyrtare të PD-së. Në mbledhjen e Kryesisë, Alibeaj tha se është e rëndësishme që pas vendimit të gjykatës, PD të fokusohet në zgjedhjet e 14 majit dhe të hapet për çdo demokrat, sidomos për kandidatët e dalë nga primaret, me synim që në zgjedhje sipas Alibeajt të dilet me një kandidat unik.

dashnor sula vula e pd