TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Korrik 2023, 11:00

Zbardhet raporti, PS “lan duart” me kërkesën e SPAK: Arrestimi i Ahmetajt jo për qëllime politike

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhet raporti, PS “lan duart” me kërkesën e SPAK:

Partia Socialiste duket se ka larë duart sa i takon kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj. Në raportin që pritet të votohet për pak çaste, socialistët pretendojnë se SPAK ka bërë si duhet detyrën dhe nuk ka hetim politik në këtë mes.

Gjatë shqyrtimit të kërkesës, nuk rezulton që kërkesa të jetë bërë në kushtet e një ndikimi politik apo të një natyre/ndërhyrje tjetër të padrejtë që të bjerë ndesh me interesat e drejtësisë. Në mënyrë të përmbledhur, të pyetur nga anëtarët e shumicës në Këshill, nëse organi i akuzës është ndjerë i ndikuar nga ndonjë faktor për ushtrimin normal të funksioneve të veta, nëse deputeti është vënë në dispozicion të drejtësisë apo e ka penguar hetimin, nëse institucionet shtetërore apo subjekte të tjera e kanë penguar atë të realizojë detyrat e veta, përfaqësuesit e organit të akuzës u përgjigjën se deputeti Z.Arben Ahmetaj, është vënë në dispozicion të procesit, organi i akuzës nuk ka hasur pengesa në punën e vet, nuk ka patur ndikime të asnjë natyre në ushtrimin e detyrave të organit të akuzës në rastin në shqyrtim, dhe duke qenë se sipas organit të akuzës, ekziston dyshimi i arsyeshëm, bazuar në prova se deputeti ka kryer vepra penale, për nevoja të hetimit dhe për të garantuar rezultat kërkohet dhënia e autorizimit për masat përkatëse sipas kërkesës paraqitur Kuvendit”, thuhet në raport.

Pra duket se PS vijon t’i qëndrojë idesë se përgjegjësia është individuale dhe kush këput dardha pas shpine, duhet të vuajë pasojat.

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje