Politike15 Shtator 2023, 18:54

Zgjedhja e Avokatit të Popullit/ Pampuri rrëzon Bardhin: PD s’i ka dërguar asnjë letër Lindita Nikollës për pazare me PS

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhja e Avokatit të Popullit/ Pampuri rrëzon Bardhin: PD s’i

Nënkryetarja e PD-së zyrtare, Orjola Pampuri ka reaguar pas letrës që Gament Bardhi i dërgoi kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, ku i thoshte se PD-ja është gati të bjerë në konsensus me PS, për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Pampuri ka hedhur poshtë pretendimin e Bardhit, duke thënë se letra e dërguar nuk përfaqëson PD zyrtare, por interesat personale të një grupi njerëzish të cilët pretendojnë se janë PDSH.

Ajo theksoi më tej se PD-ja zyrtare nuk do të përzihet në pazare të tilla për postin e Avokatit të Popullit, teksa shtoi pazaret për një post të tillë kaq të rëndësishëm janë të rrezikshme dhe nuk i shërbejnë aspak qytetarëve.

Sqarim publik! Mediat kane shpërndarë sot një njoftim sipas te cilit pretendohet se Partia Demokratike, i paska kërkuar Lindita Nikollit dhe Bledar Çuçit, te negocioje për zgjedhjen e Avokatit te Popullit.

Sqarojmë opinionin publik, se Partia Demokratike dhe përfaqësuesit e saj ligjore ne institucionin e Kuvendit, nuk kane shprehur asnjë qëndrim e as kane autorizuar ndokënd qe jashtë vullnetit politik te saj te nëpërkëmbë qëndrimin  dhe vullnetin politik te PDSH, e bashke me te edhe te komprometojë legjitimitetin e zgjedhjes se një institucioni te pavarura kushtetues siç është Avokati i Popullit.

Asnjë përpjekje apo shfaqje vullneti për tu futur ne pazare politike nen petkun e negociatave nuk është qasje dhe as vullnet i PDSH, por është thjesht dhe vetëm një pazar për interesa personale.

Zgjedhja e drejtuesit të një institucioni të pavarur kushtetues siç është edhe avokati i Popullit, nuk ka nevojë për pazare individuale, por për proces të hapur e transparent, për një konsensus te gjerë jo vetëm politik por edhe qytetar rreth personit që mund të përfaqësojë dhe mbrojë më mirë interesat tyre

PDSH denoncon e refuzon çdo pazar te maskuar si negociate.  Kompromisi për avokatin e popullit duhet të behet rreth figurës, personalitetit dhe integritetit që mban kandidati i propozuar dhe jo pazareve te individëve te ndryshëm për qëllime dhe interesa qe nuk lidhen ne demokratet dhe PDSH.

Çdo pazar i kamufluar, individual nuk ka lidhje me PDSH, përbën mashtrim publik, nuk njihet prej saj e mbi te gjitha është shërbimi me i keq qe mund ti behet publikut ”, shkruan në postimin e saj, Pampuri.

pampuri pd bardhi