TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Prill 2023, 14:29

Zgjedhjet e 14 Majit, Dashamir Shehi: Sjellja e Ramës reflekton frikë

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 14 Majit, Dashamir Shehi: Sjellja e Ramës reflekton frikë

Socialistëve u është “tërhequr” veshi për mesazhin që kanë zgjedhur të përcjellin me anë të posterave elektoralë nëpër kryeqytet.

Kështu shprehet kreu i Lëvizjes për Zhvillimin Kombëtar, Dashamir Shehi.

Sjellja e Ramës këtë fushatë, sipas Shehit, reflekton frikën që kreu i socialistëve ka nga rezultati i këtyre zgjedhjeve.

Kreu i LZHK-së, u shpreh optimist se opozita do të fitojë në proporcional zgjedhjet, duke e kaluar 50 përqindëshin.

“Do doja që pala jonë të bënte diferencën kulturale, morale. Do t’i këshilluar një linjë tjetër. E djathta modern duhet të ketë një tjetër përqasje. Do t’u sugjeroj kolegëve opozitare, të kthehen në politikë,” u shpreh Dashamir Shehi, i ftuar në A2 CNN.

Ndërsa, i pyetur për posterin e Belind Këlliçit, i cili ka shkaktuar debat pasi i tregoi gishtin e mesit korrupsionit, Shehi përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij se djathta duhet të japë shembull tjetër.

 

 

shehi rama

Lini një Përgjigje