Gazetari Denis Dyrnjaja ka komentuar për betejën elektorale të 14 majit në dy nga bashkitë kryesore të vendit, Shkodër dhe Vlorë. Dyrnjaja thotë se në Shkodër janë 4 faktorë politikë të PS që do t’ia vështirësojnë shumë punën opozitës dhe Bardh Spahisë.
Sa i takon Vlorës, gazetari thotë se Ramës i ka dalë situata nga duart. Ai zbulon po ashtu se Gramoz Ruçi po lobon fort për një kandidat në Vlorë, që është krushqi e tij dhe vjen nga diplomacia.
“Pra kemi 4 faktorë, Elisa Spiropalin si drejtuese politike e qarkut, Benet Becin si një personazh që lë mandatin e deputetit dhe jo më kot, Agron Çelën që është një biznesmen që ka vendosur të shkëputet nga PL dhe t’i bashkohet PS. Edhe sikurse thashë Tom Doshi. Janë katër faktor që do ta vështirësojnë shumë punën e opozitës dhe rikonfirmimin e kandidatit Bardhi atje.
Duke marrë Shkodrën si simbolikë, është mendësia që predominon, diku më shumë, diku më pak, diku më dukshëm, diku më padukshëm, e çarjes së thellë që ka PD, për shkak të egove politike që mbizotërojnë situatën politike brenda selisë blu. Ajo që reflektohet si përplasje në Tiranë shkon edhe si deduksion nëpër rrethe, dhe Shkodra është simbolika më e dukshme. 8 mijë vota janë në pikëpyetje, nëse do të mbesin në krahun e Alibeajt, në atë që mendohet se do të jetë kandidati rival i Bardh Spahisë. Kjo do ta dëmtonte shumë PD-në dhe mund t’i çonte mandat surprizë PS-së në Shkodër. Unë mendoj që Rama do ta kthejë Shkodrës si simbol të fitores në zgjedhjet lokale për PS. E do doemos për të treguar që merr edhe bastione të forta. Do ta kthej si qëllim në vetvete ta marrë Shkodrën dhe do ta kthejë si kryeqytetin e zgjedhjeve”.
Rama përforcoi në fillim Vlorën ku u fut vet si kandidat. I ka dalë nga duart situata atje për shkak të faktorit Ben Ahmetaj si drejtues qarku, kryebashkiaku i doli jashtë çadrës së kontrollit, kështu që atje ka rrëmujë. Përflitet që mund të jetë një kandidat që përkrahet nga Ruçi në Vlorë, që është një krushqi e tij. Vjen nga radhët e diplomacisë, po lobon fort Ruçi që ta fusë si kandidat. Këtë herë se di sa do përputhet me interesat e Ramës. Është interesante kandidatura e Vlorës, por s’dua të flas para kohe. Mendohet që Ruci po lobon fort për kandidaturën e vet. Vlora ka një betejë underground. Tiranë, Shkodër, Vlorë, këto janë aksi kryesor për Veriun, qendrën dhe Jugun. Po bëhet një betejë që underground mes Gjiknurit dhe grupit të vet. Dikur kishte influencë të madhe Kokëdhima atje, ne e kemi quajtur mediatikisht, metaforikisht edhe si beun e Jugut në kuptimin e kontrollit politik kur ishte sekretar i përgjithshëm. Pati një përplasje me Rucin. Ruci filloi të vendoste hegjemoninë politike . Ka një ndikim të madh Fatmir Xhafaj, si strukturë, për shkak se është nga ai qytet”.-u shpreh Dyrnjaja.
Lini një Përgjigje