
Ervin Salianji ka folur lidhur me zgjidhjen që gjeti opozita për zgjedhjet për kreun e ri të Bashkisë, e cila vendosi të përfaqësohet me kandidatë të pavarur.
Salianji u shpreh se kjo zgjidhje uli përçarjet dhe bashkoi të gjithë opozitën. Ai deklaroi se ndonëse kandidatët janë jo partiakë ata janë të opozitës dhe mbështeten prej saj.
“Kjo është një zgjidhje për të ulur të gjithë diferenca për një kandidat që vjen nga partia. Është një zgjidhje për bashkimin, pasi gjithë faktori opozitar ka mbështetur këta kandidatë jo partiakë, por janë kandidatë të opozitës pa diskutim, pasi mbështeten nga opozita. Profili i tyre më pak apo aspak partiak bën që edhe qytetarët të kenë mundësinë për të shmangur perceptimin negative për politikën”, tha Salianji.
Me tej, ish-deputeti demokrat u shpreh se një synim tjetër në këto zgjedhje është dhe afrimi i votave nga elektorati gri.
“Ne synojmë të marrim edhe votat gri. Ne jemi në fushatë, kandidatët po takohen me njerëzit. Unë mendoj që është një zgjidhje e paprovuar dhe shpresoj të jetë e suksesshme. Mendoj që shtresa gri të identifikohet me këta kandidatë jopartiak”, u shpreh Salianji për “A2 CNN”.
Lini një Përgjigje