TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Tetor 2025, 15:25

Përplasje mes Ramës dhe Zaçajt, Kryetarja e Kushtetueses: Mos përdorni Venecian si justifikim për të refuzuar vendimet tona

Shkruar nga Pamfleti

Përplasje mes Ramës dhe Zaçajt, Kryetarja e Kushtetueses: Mos

Në një konferencë që duhej të ishte thjesht ceremoniale, u shfaqën tensionet mes institucioneve më të larta të shtetit. Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në eventin për 30-vjetorin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Komisionit të Venecias, e vlerësoi maksimalisht këtë organ si “udhërrëfyes dhe bashkëudhëtar në reformën në drejtësi”, duke theksuar se pa këtë Komision, vettingu nuk do të ishte realizuar.

“Komisioni i Venecias ka qenë busulla jonë në një nga proceset më delikate të historisë demokratike të Shqipërisë,” tha Rama, duke shtuar se “ka pasur kundërshti edhe nga rrethe ndërkombëtare për vettingun, por opinioni i Venecias e ktheu gjithçka në favor.”

Por ndërsa Kryeministri mburret me mbështetjen ndërkombëtare, kreu i Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, dha një sinjal të qartë institucional: opinionet e Venecias nuk mund të përdoren për të rrëzuar vendimet përfundimtare të GJK. Ajo deklaroi se “procesi konsultativ nuk mund të jetë një mjet për të kontestuar një vendim të dhënë nga Gjykata Kushtetuese. Kushtetuta nuk është pronë politike, është kontratë me qytetarin.”

Deklaratat e Zaçajt përbëjnë një refuzim të hapur të përpjekjeve të qeverisë për të përdorur autoritetin e Venecias si justifikim politik për veprimet e saj në drejtësi. Rasti më flagrant është ai i Olta Xhaçkës.

Lini një Përgjigje