
Anëtari i Partisë Demokratike Ilir Alimehmeti ka folur për procesin që po ndjek opozita për të arritur një emër konsensual përballë kandidatit të mazhorancës.
Ai theksoi se procesi është ende në zhvillim dhe se po ecën me hapa të shpejtë, duke përfshirë jo vetëm partitë parlamentare, por edhe ato aleate e faktorë të tjerë opozitarë.
“Patjetër procesi është në zhvillim e sipër. Ka një radhë. Demokracia parashikon numra. Janë partitë parlamentare dhe ato aleate. E më pas duhet parë ata që kanë qëndrim opozitar përballë Edi Ramës. Në këtë aspekt negociatat janë hapur, diskutimet janë hapur. Ju kujtua që grupi u themelua, u krijua dy ditë përpara kështu që në këtë aspekt kemi ecur goxha shpejt në këtë aspekt. Kemi disa kontakte të ngushta me liderët e partive. Shumë shpejt do të dal kandidati dhe do duhet të jetë një konsensus i gjerë përtej Partisë Demokratike”, tha Alimehmeti për “Euronews Albania”.
Lini një Përgjigje