Kosova29 Shkurt 2024, 14:14

3 muaj nga ekzekutimi i Liridonës, flet i vëllai: Po ndjekim rastet e vrasjeve në Kosovë, kemi shpresa tek drejtësia

Shkruar nga Pamfleti

3 muaj nga ekzekutimi i Liridonës, flet i vëllai: Po ndjekim rastet e

Sot shënohen tri muaj nga vrasja e Liridona Ademajt, e cila u ekzekutua mizorisht me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murseli.

Vëllai i saj, Leonard Ademaj ka thënë me anë të një reagimi në rrjetet sociale se dhimbja sa vjen e shtohet dhe se ata i mban shpresa që drejtësia nuk do të vonojë.

Ai shton se po ndjekin me dhimbje të thellë informacionet për gjykime të vrasjeve të vajzave që janë bërë me gabime që çojnë në rigjykime apo edhe për raste kur gratë janë abuzuar fizikisht dhe dhunuesit enden të lirë ose reklamohen publikisht.

Pas kthimit në rigjykim të rastit të Marigona Osmanit, Leonard Ademaj ka thënë se shpreson që rasti i Liridonës dhe rastet tjera të gjykohen shpejtë dhe pa gabime.

“Sot tre muaj që kur se na e kanë vrarë Liridonen tonë. Dhimbja sa vjen e shtohet e neve na mban shpresa që drejtësia nuk do të vonojë. Derisa e vajtojmë vajzën dhe motrën tonë, me dhimbje të thellë po i ndjekim informacionet për gjykime të vrasjeve të vajzave që janë bërë me gabime që çojnë në rigjykime apo edhe për raste kur gratë janë abuzuar fizikisht dhe dhunuesit enden të lirë ose reklamohen publikisht. Ne bashkëndjejme me të gjitha viktimat dhe familjarët e tyre. Shpresojmë që rasti i Liridonës dhe rastet tjera do të gjykohen shpejtë dhe pa gabime. Vrasësit e grave e kanë vendin në burg, të mbyllur dhe larg syrit të publikut”, ka shkruar Leonard Ademaj.

 

vrasje liridona i vellai kosove drejtesia