Kosova24 Tetor 2023, 16:37

Aksident i rëndë në Kosovë, makina e KFOR-it përplaset me një tjetër mjet; raportohet për të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Kosovë, makina e KFOR-it përplaset

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Leshan të Pejës në Kosovë. Lajmi është konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, njëra prej tyre dyshohet se është e KFOR-it, shkruajnë mediat kosovare.

“Në ora 15:15 policia ka marrë informatën për një aksident trafiku në fshatin Leshan të Pejës. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete”, thuhet në komunikatën e policisë.

Sakaq bëhet me dije se nuk ka informacione për gjendjen e personave të aksidentuar e gjithashtu nëse e përfshirë në aksident ka qenë një veturë e KFOR-it. Në fotot e publikuara shihet një pjesëtare e KFOR-it e lënduar.

aksident kfor te plagosur