Kosova27 Shkurt 2023, 19:22

Behgjet Pacolli skeptik për takimin Kurti-Vuçiç në Bruksel: Kosova del e humbur, s’do ketë njohje reciproke

Shkruar nga Pamfleti

Behgjet Pacolli skeptik për takimin Kurti-Vuçiç në

Kryetari i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli është shprehur skeptik për takimi që po zhvillohet në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sepse sipas tij  Kosova do të dalë e humbur.

Në një intervistë për Euronews Albania, Pacolli u shpreh se nuk do të ketë marrëveshje për njohje reciproke. Ai shtoi se nga ky takim, fituese do të dalë Serbia, e cila do të marrë Asociacionin dhe nuk do ta ketë të nevojshme që të ndërpresë marrëdhëniet me Rusinë.

Kosova praktikisht mund të ketë marrëdhënie më të relaksuar me Serbinë. Nuk do të ketë njohje reciproke nga Serbia. Mund të ndodhë dhe zoti Kurti duhet të ngulë këmbë që ta evitojë Serbinë, që me mekanizmat e saj po bllokon Kosovën në organizatat ndërkombëtare. Nuk do të flitet për njohje, shumë keq për Kosovën dhe Serbia do të jetë fituese.

Fiton Asociacionin e komunave serbe sot. Serbia, në një farë mënyre e garanton rrugëtimin e vet në institucionet drejt Evropës. Serbia nuk do të ketë nevojë të ndërpresë marrëdhëniet e saj me Rusinë. Serbia vetëm fiton këtu, nuk humbet asgjë. Ata që humbin këtu jemi ne. Por në fund të fundit, nuk është humbje nëse arrihet një marrëveshje për paqe”, tha ai.

 

takimi kurti-vuçiç pacolli