Kosova27 Shkurt 2023, 13:19

Vuçiç e nis me 'provokacia': “Vija të Kuqe” para takimit me Albin Kurtin dhe telefonata misterioze me Erdogan

Shkruar nga Pamfleti

Vuçiç e nis me 'provokacia': “Vija të

 

Vuçiç ka folur ne telefon dje me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Ky segment mbetet në fakt më enigmatiku i fjalëkryqit që do të nisë të plotësohet sot në Bruksel.

Aleksandër Vuçiç nuk do të hyjë në takimin e sotëm me Albin Kurtin në Bruksel, pa takuar së pari të dërguarin e Presidentit Biden për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Siç bën të ditur televizioni i Beogradit, B92, Vuçiç ka vendosur dy vija të kuqe. “Jo njohjes së Kosovës” dhe “jo hyrjes së Kosovës në OKB”.

Ndërkaq, një provokim i madh është konstatuar në veriun e Kosovës, ku sipas Vecernie Novosti, është vendosur një pllakatë e madhe, ku është shkruar: “Këtu është Serbi”!

Vuçiç e nis me 'provokacia': “Vija të

Megjithatë, sot pritet të miratohet plani franko-gjerman, i cili detyron Serbinë, që të njohë integritetin territorial të Kosovës.

Mediat e Beogradit theksojnë se Vuçiç, nuk do të pranojë që të firmosë planin Europian, pa u pranuar Asocacioni i Komunave Serbe. E këtë, Vuçiç e ka bërë fakt të kryer në veri të Kosovës me pankartat 'Provokacja'.

Dje si Vuçiçit, ashtu dhe Albin Kurtit i kanë shkuar letrat zyrtar të krerëve më të rëndësishëm të vendeve europiane: Shcols, Macron, Meloni etj.

Sot në orën 16⁰⁰ kur pritet të zhvillohet takimi Vuçiç- Kurti, është planifikuar miratimi në parim i paktit franko-gjerman për Kosovën, i cili parashikon  një njohje paraprake por jo finale.

Por kjo marrëveshje është bazë për paktin final që pritet të firmoset më 21 mars, kur do të zhvillohet një tjetër takim Vuçiç-Kurti.

Ndërkaq, mediat serbe theksojnë se në lojë është futur edhe Erdogan, duke u ofruar si negociator me Albin Kurtin.

Vuçiç ka folur ne telefon dje me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Ky segment mbetet në fakt më enigmatiku i fjalëkryqit që do të nisë të plotësohet sot në Bruksel.

E pikërisht për rolin e Erdogan mund të flitet në ditët në vijim, ku Turqia mund të vetëofrohet si një kuzhinetë në veriun e Kosovës nën flamurin e KFOR-it./Pamfleti

Vuçiç e nis me 'provokacia': “Vija të

aleksandër vuçiç albin kurti erdogan