Kosova17 Prill 2024, 15:10

Bllokimi i kosovarëve në kufi, Kurti: Serbia po hakmerret për votimin në KiE

Shkruar nga Pamfleti

Bllokimi i kosovarëve në kufi, Kurti: Serbia po hakmerret për

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reguar lidhur me bllokimin e 300 qytetarëve kosovarë nga Serbia në kufi me Kroacinë.

Kurti shkruan se Serbia po hakmerret kundër civilëve kosovarë, një ditë pas votimit pro të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin Evropian.

Ai shprehet se qytetarët, përfshirë edhe fëmijët janë mbajtur arbitrarisht në kufi, duke u privuar nga ushqimi dhe mjekimi, që sipas tij është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.

“Një ditë pasi Asambleja e Këshillit të Evropës votoi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Serbia hakmerret kundër civilëve të Kosovës.

Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 qytetarë tanë përfshirë fëmijët po mbahen arbitrarisht në kufi, janë privuar nga ushqimi dhe mjekimi. Një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut!”, shkruan Kurti në rrjetet sociale.