Kosova 9 Mars 2023, 15:32

Bojkotimi i zgjedhjeve në veri të Kosovës nga Lista Serbe, reagon KQZ: Është në vullnetin e lirë të partive politike për të vendosur

Shkruar nga Pamfleti

Bojkotimi i zgjedhjeve në veri të Kosovës nga Lista Serbe, reagon

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka reaguar lidhur me deklaratën e Listës Serbe ku thuhej se nuk do të merrnin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale që do të mbahen në veri të vendit.

Në reagimin e bërë nga KQZ, thuhet se është në vullnetin e lirë të subjekteve politike për të vendosur nëse do të marrin pjesë në zgjedhje apo jo.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke filluar nga sot, ka nisur zbatimin e planit operacional për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave dhe për dy kuvendet komunale. KQZ-ja, si çdo herë tjetër, mbetet e përkushtuar për të përmbushur detyrimet kushtetuese dhe ligjore për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Është në vullnetin e lirë të subjekteve politike që të marrin pjesë ose jo në një proces zgjedhor”, tha zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi për Express.

kosovë lista serbe