Kosova 8 Mars 2023, 09:57

Imitimi në Kuvend për Kurtin u bë viral, reagon deputetja e PDK-së: Ishe batutë, Albini gënjen pareshtur

Shkruar nga Pamfleti

Imitimi në Kuvend për Kurtin u bë viral, reagon deputetja e

Deputetja e PDK-së në Kosovë, Ganimete Mulsiu ka sqaruar dekleratën e saj për kryeministrin Albin Kurti, pasi e imitoi këtë të fundit në Kuvendin e Kosovës, veprim ky që u u bë virale në rrjet.

Duke iu drejtuar kryeministrit të Kosovës ajo tha: “Dreqi te hangërt Albin! S’e le asnjë qershi pa hangër. A bre Albin mos qofsha në lëkurën tënde!” – tha ajo.

Disa e kuptuan dhe disa jo.

E ftuar në T7 ajo ka sqaruar se çfarë ka dashur të thotë.

“Besoj që shumica e dinë se ç’ka do të thotë “t’i hash të gjitha qershitë”. Mendoj që metafora është shumë e pastër. Unë jam e bindur 100% që nuk kam përdorur gjuhë joparlamentare në asnjë formë dhe rrethanë. Metafora nuk është joparlamentare”, – tha Musliu.

“Ajo batutë ishte për person i cili gënjen pareshtur, ose thotë fjalë të pavërteta dhe kthehet i përpin fjalët e veta. Është e njëjta si me atë të qershive.
Ka të bëjë me një qytetar i cili ka qenë i lodhur gjatë një udhëtimi të tij është ulur nën një qershi. Ka ngrënë qershi sa i janë dashur ndërsa qershitë tjera i ka keqpërdorur dhe i ka bërë të pashfrytëzueshme. Me idenë unë i hëngra dhe të mos i hanë të tjerët që do vijnë…

“Që i bie, ka urinuar mbi to”, – e plotësoi drejtuesi i emisionit dhe Musliu e pohoi me lëvizje me kokë.

“Kur kthehet nga rruga, e zë lodhja prapë. Kthehet te qershitë që i ka dëmtuar vetë dhe ha sërish. Ky është kuptimi”, – tha deputetja e PDK-së.

 

albin kurti ganimete musliu kuvendi i kosovës