Kosova 5 Gusht 2023, 10:53

Detaje të reja nga sherri në Prishtinë, 4 prej të plagosurve në gjendje të rëndë

Shkruar nga Pamfleti

Detaje të reja nga sherri në Prishtinë, 4 prej të plagosurve

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur si pasojë e një sherri me armë zjarri në qendër të Prishtinës të ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Policia njoftoi se gjatë incidentit mbetur të plagosur 21 persona, 4 prej tyre me armë zjarri dhe 17 të tjerë nga thyerja e gotave dhe qelqeve.

“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal, në mes të disa të dyshuarve meshkuj kosovarë, janë përdorur edhe armë zjarri”, njofton policia e Kosovës.

Bëhet me dije se katër të lënduarit janë në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).

“5 persona janë pranuar për trajtim të mëtejmë, pas ndihmës mjekësore emergjente në Klinikën Emergjente, si pasojë e lëndimeve që kanë marrë mbrëmë. Prej tyre, 4 janë pranuar për trajtim të mëtejmë në Klinikën e Ortopedisë dhe 1 në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, të gjithë jashtë rrezikut për jetë. Ndërkaq, përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi mjekësor, një person i datëlindjes 1984, ka ndërruar jetë në Mjekimin Intensiv Qendror. Numri total i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ishte 17”, thuhet në njoftim.

detaje sherr kosove te plagosur