TAGS-AT E JAVËS

Kosova15 Prill 2023, 20:49

Dialogu Kosovë-Serbi, Abazoviç: Marrëveshja e Ohrit, një bazë e mirë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Shkruar nga Pamfleti

Dialogu Kosovë-Serbi, Abazoviç: Marrëveshja e Ohrit, një

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç gjatë një interviste televizive, foli për marrëveshjen e Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën tha se e sheh si një bazë të mirë për normalizimin marrëdhënieve në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ai shtoi gjithashtu se Mali i Zi e mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi një marrëveshje mes tyre do të normalizonte raportet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Unë e shoh si një bazë të mirë për të ardhur deri të një marrëveshje përfundimtare[ndërmjet Kosovës dhe Serbisë]. Ne jemi shumë të interesuar që ma në fund kjo çështje të zgjidhet, normalisht nuk jemi shtet që kemi mundësi me ndihmuar apo me thënë se çka duhet me bo cili subjekt por kishim pasur shumë dëshirë që të përfundohet kjo çështje dhe të normalizohen të gjitha raporte në rajon [Ballkanin Perëndimor] kjo është edhe interesi jonë si shtetet edhe ne jemi shteti me i vogël në rajon dhe çdo herë që ka diçka negative ajo ka ndikim dhe të ne dhe çdo herë kur kemi lajme të mira në rajon ajo ka implikim pozitivë në Mal të Zi”, ka thënë Abzoviç.

Ndër të tjera ai ftoi liderët kosovarë që të marrin shembull Malin e Zi sa i përket statutit të Kishës Serbe në Kosovë.

Merrni shembullin e Malit të Zi, si me një nënshkrim gjerat që nuk kanë mundur për 30 vjet të zgjidhen, zgjidhen me një nënshkrim. Të drejtën që e duam për veti duhet me jep dhe të tjerëve në mënyrë të barabartë. Çdo kush të shkojë në Kishë, Xhami, Sinagogë, ku të dëshirojnë dhe kush nuk është fetar dhe ai t’i zbatojë të drejta e veta”, deklaroi ai.

abazoviç dialogu kosovë-serbi

Lini një Përgjigje