
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Kosovë. Mësohet se dy vëllezër janë vrarë nga kunati i tyre. Sipas policisë së Kosovës, raportohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Golluboc të Malishevës.
Autori i dyshuar është nga një fshat i Drenasit. I riu është identifikuar si Astrit Isufi, por nuk është arrestuar nga policia.
Dy vëllezërit u dërguan në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë rreth orës 11:30, ndërsa më pas mjekët konstatuan vdekjen e tyre.
"Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vellezër), janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës.
Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Lidhur me rastin, deri më tani është identifikuar një person i dyshuar, gjithashtu mashkull i moshës madhore. Në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimin e të dyshuarit”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje