
Familja e Marigona Osmanit kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiun të cilët dhunuan dhe vranë 18-vjeçaren.
Familja e të ndjerës Marigona Osmani, përmes avokatit Gazmend Rexhepi ka kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarit.
Ndërkaq, i akuzuari për vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Krivaqa më herët ka shprehur keqardhje për ngjarjen e rëndë, teksa theksoi se po të mundte do bënte gjithçka të kthente kohën pas.
Arbora Shefkiu, avokatja e të dyshuarit tjetër, Arbër Sejdiut kërkoi që klienti i saj të lirohet nga akuzat.
“Kur vendoset drejtësia për Marigonën duhet me u vendosë edhe për Arbrin njëjtë”, tha avokatja.
Kujtojmë se, Gjykata Themelore në Ferizaj, ditën e sotme në orën 11:00 do të mbajë seancën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të cilët akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit.
Para fillimit të seancës, në orën 10:30 para objektit të Gjykatës së Ferizajt do të mbahet një protestë të organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist “për të kërkuar drejtësi për Marigonën dhe ndëshkim maksimal për vrasësit”.
Lini një Përgjigje