
Emigrantët që po vijnë drejt Kosovës por edhe ata që po largohen nga atdheu i tyre po përballen me radhë të gjata pritjeje në pikën kufitare në Merdarë.
Qytetarët thonë se kanë pritur deri në tri orë ndërsa pamjet tregojnë kolona të gjata automjetesh deri në 1,2 kilometra.
Mehmet Krasniqi një emigrant nga Gjermania teksa rrëfen lodhjet e rrugës së gjatë thotë se për Kosovën ia vlen gjithçka.
Përgjatë javëve të fundit emigrantët nga Kosova po përballen vazhdimisht me radhë të gjata në pikat kufitare të vendit të tyre si pasojë e fluksit të shtuar në sportele që sjell stina e verës.
Lini një Përgjigje