Kosova 1 Mars 2023, 14:22

Gjyqi ndaj Thaçit, Veselit dhe Krasniqit, Specialja publikon emrat e dhjetra personave që dyshohet se janë vrarë nga krerët e UÇK

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi ndaj Thaçit, Veselit dhe Krasniqit, Specialja publikon emrat e

Zyra e Prokurorit të Specializuar, për herë të parë ka publikuar emrat e disa prej viktimave që dyshohet se janë vrarë dhe zhdukur me forcë, në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Komuna e Drenasit, si viktima të vrasjes përmenden: Emin Emini, Ibush Hamza, Hyzri Hajrizi, Shaban Hoti, Safet Hysenaj, Bashkim Rashiti, Lutfi Xhemshiti, Shyqyri Zymeri dhe Hasan Hoxha. Më tej, përmendet edhe Ajet Gashi.

Komuna e Lipjanit, si viktima të vrasjes përmenden: Bojan Cvetkoviç, Zarko Filipoviç, Dragoljub Tanaskoviç, Zivota Todoroviç, Dragan Vuçetiviç.

Komuna e Podujevës, si viktimë përmendet Osman Sinani.

Komuna e Rahovecit, përmendet Cvetko Pleviç, e po ashtu edhe Hysen Krasniqi.

Komuna e Suharekës, si viktima përmenden Latife Kololli dhe Rrushe Kololli.

Komuna e Ferizajt, si viktima të zhdukjes me forcë në përmenden: Rrahim Elezi, Riza Kiki, Faik Reci dhe Nezir Topojani.

Komuna e Gjakovës, përmendet Pal Krasniqi.

Komuna e Suharekës, konkretisht në fshatin Budakovë, përmenden Latife dhe Rushe Kololli.

Ndërkaq, Specialja më 15 shkurt  ka bërë të ditur se deri më tani ka siguruar mbi 300 dëshmitarë në rastin kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi.

Plas debati

Por publikimi i emrave ka shkaktuar debate në Kosovë. Skandal dhe poshtërsi të radhës e ka cilësuar ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, këtë akt të Speciales.

Me këtë veprim, Klinaku ka thënë se për herë të dytë Zyra e Prokurorit të Specializuar po rrezikon dëshmitarët pasi sipas tij, një gjë e tillë e ka bërë edhe në rastin e “skandalit të rrjedhjes së dosjeve nga zyrat e tyre në Hagë”.

“Skandali tjetër dhe poshtërsia e radhës nga Gjykata Speciale, përkatësisht Pseudo Zyra e Prokurorit të Specializuar: I publikon emrat e viktimave që kinse i kanë kryer krerët e UÇK-së, e kjo bëhet para se të filloj procesi gjyqësor”, ka shkruar ai në Facebook.

 

Gjyqi ndaj Thaçit, Veselit dhe Krasniqit, Specialja publikon emrat eGjyqi ndaj Thaçit, Veselit dhe Krasniqit, Specialja publikon emrat e

Gjyqi ndaj Thaçit, Veselit dhe Krasniqit, Specialja publikon emrat eGjyqi ndaj Thaçit, Veselit dhe Krasniqit, Specialja publikon emrat e

Gjyqi ndaj Thaçit, Veselit dhe Krasniqit, Specialja publikon emrat eGjyqi ndaj Thaçit, Veselit dhe Krasniqit, Specialja publikon emrat e

Gjyqi ndaj Thaçit, Veselit dhe Krasniqit, Specialja publikon emrat eGjyqi ndaj Thaçit, Veselit dhe Krasniqit, Specialja publikon emrat e

thaci kosove uck