Kosova 3 Prill 2023, 14:29

Gjyqi në Hagë, prokuroria akuza krerëve të UÇK se vranë rivalët politikë: U eliminuan 102 “tradhtarë”

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi në Hagë, prokuroria akuza krerëve të UÇK se

Hashim Thaçi u tha anëtarëve të delegacionit të arrestuar se UÇK nuk e njihte Parlamentin e Kosovës, i pyeti ata dhe i bëri ata që të shkruanin deklaratën që hiqnin dorë nga Rugova dhe LDK-ja...

Prokuroria Speciale ka shpalosur në Hagë akuzat kundër ish-krerëve të UÇK. Sot nisi zyrtarisht gjyqi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Prokuroria ka akuzuar katërshen në fjalë se kanë eliminuar kundërshtarët e tyre politikë. Sipas aktakuzës, janë vrarë afro 102 shqiptarë, të cilët nuk mbështesnin apo ishin kundër UÇK.

Prokurori James Pace tha se anëtarët e UÇK-së u hoqën lirinë qindra individëve pa proces të rregullt gjyqësor.

Ka të paktën 440 incidente sa i takon ndalimit të personave. Të paktën 102 viktima nuk mbijetuan, por vdiqën mizorisht sepse konsideroheshin kundërshtarë. Shumë ishin mbështetës të LDK-së ose thjesht nuk mbështesnin UÇK-në”, tha ai.

Ndërsa prokuroria Alan Tieger shtoi se UÇK-ja përmes komunikatave të lëshuara synonte të paralajmëronte “kolaboracionistët” se do të vriteshin.

Ai përmendi Hashim Thaçin, që sipas tij, u kishte thënë të arrestuarve se UÇK-ja nuk e njihte Parlamentin e Kosovës.

Provat do të tregojnë gjithashtu se Hashim Thaçi u tha anëtarëve të delegacionit të arrestuar se UÇK nuk e njihte Parlamentin e Kosovës, i pyeti ata dhe i bëri ata që të shkruanin deklaratën që hiqnin dorë nga Rugova dhe LDK-ja, dhe ju kërkoj që të jepini dorëheqje nga postet parlamentare”, tha prokurori Tieger.

Sipas tij, Shtabi i Përgjithshëm kishte dhënë urdhër që të merreshin masa ndaj kujto që punonte kundër UÇK-së.

Kryetari i hetuesve në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, Ward Ferdinandusse, paraqiti disa vendime, që sipas organit të akuzës, UÇK ka vrarë të ashtuquajturit “tradhtarë” dhe “kolaboracionistë”.

Në një komunikatë që sipas prokurorit është gjetur në shtëpinë e Jakup Krasniqit, aty shkruan se “janë marrë masa ndaj disa kolaboracionistëve”.

Termat tradhtarë dhe kolaboracionistë keqpërdoreshin ose ngatërroheshin. Personat e etiketuar kështu ndaloheshin në mënyrë arbirtrare dhe në shumë raste keqtrajtoheshin në mënyrë të tmerrshme. Katër të akuzuarit keqpërdoruan postin e Shtabit të Përgjithshëm”, tha ai.

Më tej ai paraqiti edhe disa komunikata të tjera të Shtabit të Përgjithshëm për “dhënien e dënimit të merituar, për të gjithë ata që nuk mbështesin luftën e UÇK-së”.

hage thaci krime