
Zyra e UNMIK në Kosovë ka reaguar pas tensioneve të ndodhur në Veri. Përmes një njoftimi për mediat, shefja e UNMIK kërkon nga të gjitha palët që të përmbahen dhe të mos lejojnë përshkallëzimin e tensioneve. Sipas UNMIK duhet urgjent dialog.
“PSSP Ziadeh po ndjek me shqetësimin më të madh situatën në zhvillim në veri të Kosovës. Ajo u bën thirrje të gjithëve që të përmbahen nga veprimet e mëtejshme përshkallëzuese dhe të ndërmarrin hapa urgjent për të rivendosur qetësinë. Ajo thekson nevojën për të gjetur një zgjidhje brenda kornizës së dialogut të ndërmjetësuar nga BE”, thuhet në deklaratë.
Ndërkohë bëhet me diej se kreu i KFOR i ka shkuar në zyrë kryeministrit Albin Kurti. Mësohet se ata do të diskutojnë mbi situatën në veri dhe masat që duhet të merren në mënyrë që konflikti të mos agravojë.
Lini një Përgjigje