
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka deklaruar se kryetarёt e komunave tё Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, qё u betuan dje e kanё detyrim ligjor tё fillojnё punёn menjёherё.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Bislimi tha se institucionet publike e kanё detyrim tё sigurojnё kushtet qё kryetarët e rinj të komunave në veri tё ushtrojnё detyrat dhe pёrgjegjёsitё e tyre.
Më tej, Bislimi ka uruar kryetarët e zgjedhur, duke thënë se ata kanë përgjegjësi për t’iu shërbyer qytetarëve pa dallim etnie.
Sakaq, zv.kryeministri i Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve qё t’u japin kohё tё sapozgjedhurve tё tregojnё se nё ç’masё i qёndrojnё mbrapa premtimeve tё bёra ndaj tyre, pasi sipas tij ata nuk mund të ndalojnë kryetarët të shkojnë në vendet e tyre të punës.
“Kryetarёt e komunave tё Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, qё u betuan dje, e kanё obligim ligjor tё fillojnё punёn menjёherё. Institucionet publike e kanё obligim tё sigurojnё kushtet qё tё njejtёt tё ushtrojnё detyrat dhe pёrgjegjёsitё e tyre.
Si kryetarё tё komunave, ata mund tё ushtrojnё pёrgjegjёsitё e tyre vetёm nga ndёrtesat e komunёs. Tё ardhur me votё, mund edhe tё rrёzohen me votё. Tё pёrzgjedhurit e qytetarёve si rregull rrallёherё gёzojnё mbёshtetjen e secilit qytetar. Por kjo nuk nёnkupton qё qytetarёt e pakёnaqur mund tё bllokojnё shkuarjen e tё pёrzgjedhurve nё vendet e tyre tё punёs.
Njё praktikё e tillё do tё çonte shumё lehtё nё situata absurde ku asnjё kryetar, nё asnjё komunё nuk do tё mund tё ushtronte detyrat e marra.
Kryetarёt e porsaemёruar i uroj pёr pёrgjegjёsitё e reja dhe ua rikujtoj qё janё aty pёr tё promovuar interesat e secilit qytetar pa dallim tё bindjeve politike, pёrkatёsisё etnike, statusit social, moshёs apo gjinisё.
Qytetarёt i ftoj qё t’u japin kohё tё sapozgjedhurve tё tregojnё se nё ç’masё i qёndrojnё mbrapa premtimeve tё bёra dhe principeve tё njё qeverisjeje tё drejtё, efikase, transparente, e nё shёrbim tё qytetarit. Mekanizmat e sigurisё i ftoj qё tё bёjnё maksimumin pёr tё garantuar sigurinё e qytetarёve dhe njё ambient tё qetё pёr tё gjithё.”, shkruan Bislimi.
Lini një Përgjigje