TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Maj 2023, 17:08

SHBA në sulm kundër Kurtit, reagon edhe senatori Chris Murphy: Të ndalen menjëherë provokimet

Shkruar nga Pamfleti

SHBA në sulm kundër Kurtit, reagon edhe senatori Chris Murphy: Të

Senatori amerikan, Chris Murphy, ka reaguar ashpër pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, duke thënë se është zënë në befasi nga reagimet e institucioneve kosovare.

Në reagimin e bërë në Tëitter, Murphy shkruan se kryeministri Albin Kurti duhet t’i ndal provokimet menjëherë.

“Në takimin tim të hënën në Prishtinë me kryeministrin Kurti, ai nuk përmendi ndonjë plan për qasje në ndërtesat komunale. Si mik i Kosovës jam zënë totalisht në befasi dhe duhet t’i japë fund këtij provokimi menjëherë”.

Murphy tha se për këtë “zhvillim shqetësues” ka pasur edhe një telefonatë me Këshilltarin Special të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.

Lidhur me zhvillimet e fundit në veri ka reaguar edhe ambasadori amerikan.

Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se dhuna në veri duhet të ndalohet menjëherë.

 

kurti shba chris murphy

Lini një Përgjigje