TAGS-AT E JAVËS

Kosova22 Nëntor 2023, 17:05

Katër persona grabisin me armë një dyqan argjendarie në Kosovë, plagoset një polic

Shkruar nga Pamfleti

Katër persona grabisin me armë një dyqan argjendarie në

Një zyrtar i policisë së Kosovës është plagosur pasditen e të mërkurës në Suharekë.

Mediat vendase shkruajnë se katër persona kanë qëlluar me armë në drejtim të tij, në momentin kur kanë hyrë për të grabitur një dyqan argjendarie.

Polici i plagosur është dërguar në spital, dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa raportohet se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

suharekë grabitje

Lini një Përgjigje