TAGS-AT E JAVËS

Kosova20 Tetor 2023, 20:59

‘Kërcet’ arma në Prishtinë, tre të plagosur; dy autorët në arrati

Shkruar nga Pamfleti

‘Kërcet’ arma në Prishtinë, tre të plagosur; dy

Tre persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në lagjen “Lakërishtë”.

Policia njoftoi se dy të dyshuarit për rastin janë identifikuar dhe po ndërmerren veprimet hetimore për arrestimin e tyre, si dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

Sot rreth orës 19:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Lakrishte në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se me armë zjarri janë plagosur tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e dy personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, njofton policia.

prishtinë plagosen 3 persona

Lini një Përgjigje