
Trump, tha se Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin në një luftë të madhe, por shtoi se ndërhyri duke u thënë se, nëse e bënin bëni marrëveshje nuk do të kishin më tregti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e ka rikthye sërish vëmendjen e tij në Ballkanin Perëndimor, kryesisht drejt Kosovës dhe Serbisë. Në një konferenc për shtyp të mbajtur sot, Trump risolli dhe një herë në kujtesë marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë gjatë mandatit të tij të parë si president.
Trump, tha se Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin në një luftë të madhe, por shtoi se ndërhyri duke u thënë se, nëse e bënin bëni marrëveshje nuk do të kishin më tregti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin. Po shkonin drejt një lufte të madhe. U thashë: Nëse përplaseni, nuk ka më tregti me Shtetet e Bashkuara. Ata thanë: Ndoshta nuk do të përplasemi”, tha Trump.
Ai shtoi para gazetarëve se gjatë atyre javë ka bërë shumë punë, duke theksuar se tensionet mes dy vendeve ishin në pikën kritike dhe se ndërhyrja e tij ishte vendimtare. Më tej ai tha se kjo situatë ka ndodhur edhe me Indinë dhe Pakistanin, duke thënë se kërcënimi me izolim ekonomik funksionoi edhe aty.
“Ashtu ndodhi edhe me Indinë dhe Pakistanin që po shkonin drejt një konflikti bërthamor. Po negocioja me të dyja palët dhe u thashë ndihmësve të mi: Anuloni të gjitha marrëveshjet tregtare me Indinë dhe Pakistanin. Ata më telefonuan: ‘Çfarë të bëjmë?’ U thashë: Nëse doni tregti me SHBA-në, shumë mirë. Nëse doni të përdorni armë bërthamore, atëherë jo. Dhe të dyja palët ranë dakord”, shtoi presidenti amerikan.
Trump theksoi se përpjekjet e tij diplomatike shpesh janë nënvlerësuar, duke u shprehur se nuk e di nëse ka pasur president që ka bërë më shumë se kaq. Ai gjithashtu përmendi edhe një bisedë me presidentin rus Vladimir Putin për çështjen e Iranit.
“Putin më telefonoi dhe tha: ‘Do të doja shumë të të ndihmoja me Iranin’. I thashë: ‘Më bëj një nder. Iranin do ta zgjidh unë. Më ndihmo me Rusinë. Duhet ta zgjidhim këtë çështje. Dhe besoj se do të ketë lëvizje’”, përfundoi Trump.
Edhe pak ditë më parë Trump përsëriti se e ndali “konfliktin” mes Kosovës dhe Serbisë me Marrëveshjen e Washingtonit, që u nënshkrua në shtator të 2020-s në Shtëpinë e Bardhë.
Lini një Përgjigje