TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Qershor 2025, 17:45

Nipi i ish-kancelarit gjerman Kohl: BE të njohë Kosovën, të anëtarësohet në Këshillin e Europës

Shkruar nga Pamfleti

Nipi i ish-kancelarit gjerman Kohl: BE të njohë Kosovën, të

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë një mesazh të deputetit gjerman Johannes Volkmann, teksa mban një fjalim në Bundestag, ku përmend Kosovën.

Ajeti ka shkruar se Volkmann, i cili është nipi i ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl, një nga mbështetësit e mëdhenj të Kosovës, ka kërkuar që Kosova të pranohet nga të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian. Po ashtu, deputeti gjerman ka bërë thirrje edhe për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

‘‘Faleminderit Johannes! Ndërsa fjalimi i fundit i Helmut Kohl në Bundestag ishte më 1 korrik 1999, nipi i tij, Johannes, debutoi dje me fjalimin e tij të parë në Bundestag dhe atë me një mbështetje të fuqishme për Kosovën, me rastin e votimit për zgjatjen e misionit të Bundesëehr-it në Kosovë.

Një fjalim i jashtëzakonshëm, që bën thirrje për njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet e BE-së, anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës, si dhe respektimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë’’, ka shkruar Ajeti.

 

Lini një Përgjigje