TAGS-AT E JAVËS

Kosova29 Prill 2026, 08:09

Kosova në zgjedhje të parakohshme, Vjosa Osmani rikthehet në poltikë si kryeministre?

Shkruar nga Pamfleti

Brenda 45 ditësh Kosova duhet të mbajë zgjedhje që llogariten të jenë rreth fillimit të qershorit.

Kosova në zgjedhje të parakohshme, Vjosa Osmani rikthehet në
Vjosa Osmani

Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë mbrëmë Presidentin e ri dhe kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu tha se pas pamundësisë së gjetjes së një marrëveshjeje “Kuvendi shpërndahet” dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

Kryeministri Albin Kurti tha në sallën e Kuvendit se opozita nuk pati asnjë vullnet për të arritur një marrëveshje.

“I provuam të gjitha”, tha Kurti që renditi një sërë ofertash që i kishte bërë opozitës.

Pas shpërndarjes së Kuvendit, ka ardhur edhe reagimi i parë nga ekipi i ish-Presidentes Vjosa Osmani.

Këshilltarja e Osmanit, Egnesa Vitija, ka publikuar një foto të Osmanit, teksa ka shkurar “Shihemi”.

Në fjalimin që mbajti dje, kryeministri Albin Kurti sulmoi Vjosa Osmanin, ku tha se tentoi shpërndarjen e Kuvendit me dekret jokushtetues.

Brenda 45 ditësh vendi duhet të mbajë zgjedhje që llogariten të jenë rreth fillimit të qershorit.

Sipas Kushtetutës, presidenti zgjidhet me dy të tretat e votave në dy raundet e para, ose me 61 vota në raundin e tretë, por me kushtin që në sallë të jenë të paktën 80 deputetë. Kjo e bën të domosdoshme një marrëveshje mes partive, pasi asnjëra nuk i ka e vetme votat e nevojshme.

Më 4 prill 2021, Kuvendi i Kosovës e zgjodhi Vjosa Osmanin presidente me 71 vota, për një mandat pesëvjeçar, si kandidate e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Kuorumi u sigurua edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ndonëse kjo e fundit ndodhej në opozitë.

Megjithatë, marrëdhënia politike mes Osmanit dhe Kurtit ndryshoi me kalimin e viteve. Me afrimin e fundit të mandatit, Osmani shprehu publikisht ambicien për një mandat të dytë, por këtë herë nuk mori mbështetjen e Vetëvendosjes, e cila nuk e propozoi fare si kandidate.

Kryeministri Kurti e justifikoi këtë qëndrim me mungesën e votave të nevojshme në Kuvend, duke argumentuar se Osmani nuk do të arrinte të siguronte 80 votat e domosdoshme në fazat e para të votimit. Në vend të saj, Vetëvendosje propozoi emra të tjerë, si Glauk Konjufca dhe Fatime Kollçaku.

Seanca e 5 marsit, që përbënte edhe afatin e fundit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, dështoi për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita braktisi sallën. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e shpalli seancën të mbyllur, por jo të përfunduar.

Një ditë më pas, më 6 mars, Osmani dekretoi shpërndarjen e Kuvendit, duke argumentuar se përfaqësuesit “vendosën ta çojnë vendin në zgjedhje”.

Ajo theksoi se “po kryej detyrimin kushtetues… është fatkeqësi e madhe që deputetët nuk zgjodhën interesin e Kosovës”.

Që prej asaj dite Osmani është shfaqur në Gjilan, Istog, Suharekë, Pejë, Gjakovë, Deçan etj duke ngjallur pyetjen a po përgatitet ajo për një rikthim në garën politike?

Këtë përgjigje do ta mësojmë 45 ditëshin e ardhshëm!

kosova në zgjedhje të parakohshme

Lini një Përgjigje