Kosovës do t'i hiqen të gjitha sanksionet e vendosura nga BE duke nisur nga muaji janar.
Ky lajm është bërë me dije nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila mori pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel.
“Kemi lajme të shkëlqyeshme për Kosovën. Në fund të samitit dhe pas diskutimeve u mor vendimi që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës, ku një pjesë e madhe hiqen sot dhe një pjesë në fund të janarit.”,njoftoi Osmani.
Por teksa po ndante këtë lajm nga Brukseli për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, në video është shfaqur papritur kryeministri shqiptar Edi Rama.
Ai e përgëzoi Osmanin për punën e bërë për heqjen e masave.
“Kjo, kjo gruaja, ka qenë e jashtëzakonshme….Të vërtetën duhet me thënë”, tha Rama ndër të tjera, krahas një përqafimi që i dhuroi Osmanit.
“Kjo grua ka qenë e jashtëzakonshme sot, i ka zhbllokuar të gjitha fondet. Deh lërini ca thotë kemi lajme, ka kjo lajme dhe është merita e saj. Ti e di që unë nuk të dua, por të vërtetën duhet ta themi.”, tha Rama.
BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023 - pas rritjes së tensioneve në veri të vendit. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Kaja Kallas tha asokohe se mbyllja e institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës nga autoritetet kosovare “po minon” përpjekjet drejt shtensionimit të situatës.
Sa është dëmtuar Kosova nga masat?
Sipas një analize të Institutit për Studime të Avancuara - GAP, masat e BE-së i kanë kushtuar Kosovës rreth 613.4 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyra për afat të pacaktuar. Për shkak të kalimit të afateve, 7.1 milionë euro janë humbur tërësisht.
Sektorët më të prekur përfshijnë mjedisin, me 350 milionë euro, energjinë me 114 milionë euro, digjitalizimin me rreth 57 milionë euro, dhe kulturën me 15 milionë euro.
Prej këtyre fondeve, rreth 218 milionë euro kanë qenë për projekte në kuadër të Instrumentit para-anëtarësimit (IPA II dhe IPA III), dhe rreth 395 milionë euro për projekte në kuadër të Kornizës për Investime të Bashkimit Evropian për rajonin e Ballkanit Perëndimor (WBIF).
E mire apo e keqe kjo e kosoves te pakten nuk eshte perfolur per grabitje, korrupsion dhe dallavere. Po ky PADHOSHI i gjate e i shtremet ca te arushes kerkon qe nuk le vend pa fut hunden e tij te shtremet nga ...... ai muhabeti........ . Ky ka nje probelm shume te madh: Aty ku duhet firma ka vendos gra, por grraaaa ama, dhe asnjera nuk i doli si kjo "Gruaja e jashtezakonshem"... te gjitha i dolen per mysybet.....
Ky shakaxhiu i madh. Si nuk i vjen turp qe ska ngel skandal nga njerzit e tijnte afert
Rama do te marri vemendje por ka harruar qe ka qene ne rradhe me ata qe sanksionuan Kosoven! Tani nuk vjen me ne Shqiperi po rri koridoreve te BE se i ka hy frika!!!