TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Shkurt 2023, 07:36

Kreshnik Spahiu: 27 shkurti ditë feste për Serbinë, Kurti tradhtoi qytetarët e Kosovës

Shkruar nga Pamfleti
Kreshnik Spahiu: 27 shkurti ditë feste për Serbinë, Kurti
Kreshnik Spahiu

Analisti Kreshnik Spahiu thotë se takimi i djeshëm i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç ishte hapi i gabuar.

Ai u shpreh se 27 shkurti është tashmë ditë feste për serbët, pasi  u hodhën themelet e një autonomie të tyre në Kosovë.

“Ky është debati më i rëndësishëm i vitit 2023, për ata shikues që na ndjekin dhe për ata që nuk janë nga Kosova dhe nuk jetojnë në Kosovë për t’jua shpjeguar shqip dhe troç . 27 shkurti do të jetë festa e serbëve, shkurti do të ketë dy festa, 17 për Pavarësisë  e shqiptarëve dhe 27 shkurtin festën e serbëve ku hidhen themelet e një autonomie të serbëve të Kosovës, për këtë arsye e quaj hapin më të gabuar dhe braktisjen e kauzës së fundit të Albin Kurtit në kauzat patriotike. Pasi braktisi himnin, referendumin, flamurin kuq e zi, çështjen e targave licencave, arriti të bëjë marrëveshje me presidentin serb duke hedhur themelet e një autonomie të serbëve në Kosovë që ta kuptojnë çfarë do të thotë asociacion, vetëvendosje e serbëve që jetojnë në Kosovë”, tha Spahiu për "Top Story".

Takimi trepalësh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i ndërmjetësuar nga shefi i BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka përfunduar pa marrëveshje në Bruksel.

Ky takim pasoi pas takimeve veç e veç të Kurtit dhe Vuçiçit me evropianët, më herët gjatë së hënës.

Tashmë takimi radhës është planifikuar të mbahet më 18 mars në Maqedoninë e Veriut.

kreshnik spahiu takimi kurti-vuçiç kosova serbia

Lini një Përgjigje