TAGS-AT E JAVËS

Kosova12 Gusht 2023, 16:08

Kurti nga Tetova flet për raportet me Edi Ramën: Shkëmbejmë kritika por janë konstruktive

Shkruar nga Pamfleti

Kurti nga Tetova flet për raportet me Edi Ramën: Shkëmbejmë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti vizitoi ditën e sotme Tetovën dhe Çairin pas ftesës që mori nga dy kryebashkiakët.

Në një intervistë për televizionin lokal “Koha TV”, Kurti u pyet edhe për raportet e tij me Ali Ahmetin e Edi Ramën.

Kemi raporte korrekte, raporte të mira. Është çështje e përgjegjësive institucionale që kemi, por edhe politike e kombëtare, por kjo s’do të thotë që nuk kritikohemi ose që nuk kemi mospajtime asnjëherë për asnjë gjë. Besoj që kritikat janë pjesë e demokracisë dhe ato duhet të jenë konstruktive”, tha ai.

Kurti përmendi dhe anulimin e mbledhjes së dy qeverive nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Është për të ardhur keq që më 14 qershor nuk u mbajt mbledhja e dy qeverive, që u përgatit muaj më parë, por anulimin e saj nuk e kemi bërë ne, përkundrazi ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet. Është mirë që të mos pritet mbledhja e ardhshme që të nënshkruhen ato marrëveshje, që më në fund u bë nga Tirana zyrtare përveçse nga Prishtina”, tha Kurti.

Kurti tha se ka kontakte edhe me krerët e partive të tjera politike shqiptare, por jo vetëm.

Gjithashtu edhe me LSDMN-në kemi kontakte në forume të ndryshme ndërkombëtare, por edhe të drejtpërdrejta për shkak se edhe ata janë në mesin e këtyre partive socialdemokrate. Kështu që kjo vizitë nuk është partiake, është kombëtare është për të mirën e të dy shteteve tona, është për të mirën e qytetarëve në të dy anët e kufirit në mënyrë që ata të jenë përfituesit e neve politikanëve që mbajnë funksione e kryejmë aktivitete”, tha Kurti.

kurti rama

Lini një Përgjigje