
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se as në horizont dhjetëvjeçar nuk sheh marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, ku krejt kjo sipas tij është për shkak të papërgjegjësisë së këtij pushteti.
Në një prononcim për gazetën Blic, Mustafa tha se Kosova është shndërruar në problem të sigurisë. Ai tha se edhe nëse Kurti dëshiron të japë dorëheqje e të mos i zbatojë marrëveshjet këtë nuk do t’ia lejonte komuniteti ndërkombëtar.
“Nuk është fjala vetëm për masat e shtensionimit të situatës në veri, por për përmbushjen e marrëveshjeve të cilat i ka pranuar Kurti në emër të Kosovës.
Sa po duket, edhe nëse Kurti do të donte të japë dorëheqje e të mos i zbatonte marrëveshjet, këtë nuk do ta lejojë komuniteti ndërkombëtar pa filluar ai implementimin e marrëveshjeve, me kundërshtimin e të cilave ka ardhur në pushtet”, tha Mustafa.
Pas takimit Kurti-Vuçiç, që pritet të mbahet në shtator, Mustafa për Gazeta Blic ka thënë se Kurti e ka futur dialogun në mekanizma të sanksioneve, ku edhe marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit peshohet me sanksione.
Lini një Përgjigje