TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Qershor 2023, 11:58

Lirimi i policëve të rrëmbyer nga Serbia, Osmani: Ndodhi falë SHBA-së!

Shkruar nga Pamfleti
Lirimi i policëve të rrëmbyer nga Serbia, Osmani: Ndodhi
Vjosa Osmani

Presidentja, Vjosa Osmani ka reaguar pas lirimit të tre policëve të rrëmbyer nga Serbia. Për këtë ajo ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 “Më lejoni të shpreh falënderimet për gjithë punën që ka bërë SHBA-ja për lirimin e tre policëve të Kosovës të cilët po mbaheshin të kidnapuar”, ka thënë ajo.

Në reagimin e tij kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili ndonëse shpreh gëzimin për lajmin e mirë, sërish kërkon që Serbia të qortohet. Ai shkruan se rrëmbimi është shkelje e të drejtave të njeriut dhe Serbia do duhet të mbajë përgjegjësi.

Pas 12 ditësh të mbajtur peng në burgjet e Serbisë, Gjykata e Kralevës ka liruar tre policët e rrëmbyer në veri të Kosovës. Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi do të rikthehen tek familjet e tyre në Kosovë pas pretendimit të Serbisë së kishin kryer veprat penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila mbart dënimin deri në 12 vjet burg.

lirimi i policëve të rrëmbyer nga serbia vjosa osmani 

Lini një Përgjigje