Vjosa Osmani

Vjosa Osmani i vardiset Isa Mustafës, njeriun që dikur e quante tradhtar, vegël të Thaçit dhe SHIKU-ut - Kosova
Kosova 5 Gusht 2019, 13:05

Vjosa Osmani i vardiset Isa Mustafës, njeriun që dikur e quante tradhtar, vegël të Thaçit dhe SHIKU-ut

Shkruar nga Pamfleti
Vjosa Osmani i vardiset Isa Mustafës, njeriun që dikur e quante

Vjosa Osmani i vardiset Isa Mustafës, njeriun që dikur e quante tradhtar, vegël të Thaçit dhe SHIKU-ut

Vjosa Osmani, shkoi sot në takim me ambasadorin amerikan Philip Kosnett bashkë me kryetarin e ri-zgjedhur të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafën, shkruan Insajderi.

Osmani, duket se i ka qëruar hesapet me Mustafën, ku para pak vitesh ajo hidhte akuza të rënda mbi të, duke e quajtur njeri të Thaçit e Veselit.

Ajo, kishte shkruar asokohe në rrjetin social Facebook, kur Hashim Thaçi me anë të mimikave fliste diçka me Isa Mustafën.

“Kush po na flet për frikësim? Njeriu që me një lëvizje të vetullave të Thaçit kërcente përpjete për t’ju vërsulur deputetëve të tij. Kush po na flet për instruksione? Ai që ato i merr nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli, dhe për këtë madje mburret. Njeriu për të cilin Thaçi na qenka shteti, dhe parandalimi i bërjes së Thaçit president, çuditërisht na qenka rrënim i shtetit”, kishte shkruar Vjosa Osmani.

“Për frikësim po na flet njeriu që nuk ndihet mirë të pijë kafe e të takohet me qytetarë nëpër Kosovë se mos po takohet me ndonjë nga votuesit e LDK-së, të cilët i tradhtoi dhe vazhdon t’i tradhtojë. Por nuk ndihet i lirë as tek ata që e mbajtën në Gjermani e gjetiu në diasporë, sepse ua mbylli derën veprimtarëve shumëvjeçarë të diasporës në LDK, të cilën e kishin mbajtur partinë tonë dhe Kosovën gjallë”, thuhej ndër të tjera në statusin e saj.

Sot, Vjosa Osmani, është në takim me ambasadorin Kosnett, ku Isa Mustafa përpos Vjosa Osmanit  ka marrë me vete edhe Lutfi Hazirin, Agim Veliun e Vlora Dumoshin.

Ky takim është i pari pas rizgjedhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së. Mustafa u rizgjodh në postin e të parit të LDK-së të shtunën, ndërkaq zgjedhja e tij është bërë me aklamacion. Pas rizgjedhjes së Mustafës në krye të LDK-së, emri i Vjosa Osmanit është lakuar si kandidate për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës./ Insajderi.com

Prishtine Isa Mustafa kreu i LDK Vjosa Osmani