
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pas sekuestrimit të 6.300 fishekëve të cilat u tentuan të futeshin nga Serbia në veri të Kosovës.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sveçla ka “shënjestruar” presidentin serb dhe ka treguar se si u bë i mundur sekuestrimi i fishekëve.
“Përderisa Vuçiç flet për armatosje të Serbisë, në veri të Kosovës konfiskohen 6.300 copë municion të kontrabanduar nga Serbia. 6.300 sasi të municionit janë konfiskuar sot nga Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë të kufirit në Joshanicë, në veri të Kosovës. Gjatë patrullimit është ndaluar vetura e dyshimtë me targa të Serbisë e një shtetasi serb dhe njësitet relevante tashmë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme”, ka shkruar Sveçla.
Sveçla shtoi gjithashtu se këto tentativa bëhen prej grupeve të orkestruara nga Beogradi dhe që kanë synim destabilizimin e Kosovës.
“Kjo rithekson sërish faktin se grupe të caktuara, të orkestruara dhe mbështetura nga Beogradi synojnë dhe angazhohen maksimalisht që të destabilizojnë vendin tonë. Do të vazhdojmë pandalshëm angazhimin tonë në luftimin e çdo lloj kriminaliteti që synon të cënojë sigurinë e vendit tonë dhe të qytetarëve tanë”, ka shkruar Sveçla.
Lini një Përgjigje