
Situata vazhdon të jetë e tensionuar në veri të Kosovës. Media serbe “Kurir” kanë publikuar foto nga godina e komunës në Zubin Potokut, ku është zbuluar se në dritaren e ndërtesës ndodhet një snajper i forcave speciale të Kosovës.
Në shkrim media serbe shprehet se snajperi, i përket forcave speciale të Kosovës dhe ka në shënjestër protestuesit serbë.
'Në Leposaviç kanë shtrirë telat me gjemba rreth ndërtesës së komunës, ndërsa në komunën e Zubin Potokut në veri të Kosovës dhe Metohisë është zbuluar se në dritaren e ndërtesës komunale ka pasur një snajper të forcave speciale të Kosovës, që ka për qëllim serbët! Pamja ka shqetësuar të gjithë serbët në veri të Kosovës", shkruhet në artikull.
Lini një Përgjigje